Seanca e sotme parlamentare, e filluar me diskutime rreth punës 100 ditore të Qeverisë Kurti II, i ka përfunduar punimet, shkruan Kosova Post.
Pika e fundit e rendit të ditës kishte të bënte me rekomandimet e komisionit për gjendjen në sektorin e ujrave.
Me 55 vota për, asnjë kundër dhe 7 abstenime janë votuar rekomandimet e Komisionit për gjendjen në sektorin e ujërave.
Pas votimit, Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca, e shpalli të mbyllur seancën./KosovaPost/