Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht aktivisti politik, Galan Mehemetaj, ka reaguar duke përgënjeshtruar raportimit se gjoja disa nxënëse të komunitetit romë i’u nënshtruan segrgacionit në bazë të përkatësisë racore, transmeton Kosova Post.
Memetaj, ka shfrytëzuar llogarinë tij në rrjetin social për të transmetuar rrëfimin autentik të mësuese së nxënësve në fjalë.
Statusi i plotë:
Mbrëmë vonë me shkrojti mesuësja e këtyre nxënësve:
Mesonjësa Gjylfidane Morina është një zonjë e nderuar një nënë dhe veprimtare e çështjes Kombëtare që nga hera. E njoh nga lufta kur Gjylfidanje kryente veprime për luftën në ndihmë luftës për liri.
Me lot dhe me keqardhje me tregoi se si ka ndodhë kjo ngjarje:
Nxënësit e mi tha mësuesja janë te grupmoshave të ndryshme, ne ishim në parkun e qytetit për aktivitete rutinore edukative, kaluam andej ka salla ku po mbahej festa e Abetares për klasat e para, aktiviteti veç kish filluar një orë me parë. Për tu relaksuar me nxënësit ju thash, po hymë të shikojmë, kur kemi hy krejt rastësisht jemi ndalë si pa te keq në atë vend, pa asnjë sugjerim nga dikush as nga unë por as nga nxënësit, thjesht pa të keq jemi vendosë aty, çdo gjë ka qenë kalimthi pa te keq, pa diskriminim pa asgjë të keqe. Etj!
Gjylfidanja e di që është humane. Mu drejtua mua pasi ma ka parë postimin dhe reagimin tim në fb.I besova duke e njohur!