Në ditët paraprake, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar për rritjen e rasteve të fruthit në rajonin e Evropës.
Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42,200 raste të fruthit në Evropë, nga 941 sa ishin të regjistruar më 2022.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur që në Kosovë nuk është asnjë rast i konfirmuar me sëmundjen e fruthit.
Ndryshe, IKSHPK-ja u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata me kohë.