Atmosferë me ndjesi verore, hotele luksoze, pije dhe shoqëri, kështu filloi ‘Media Trip’ i organizuar nga Agjensia turistike ‘Fibula’.
‘Fibula Travel’, zgjedh gjithmonë vendet më të mira dhe atraktive për një pushim të pa harruar, prandaj edhe këtë verë ajo ka realizuar një udhëtim me gazetarë në vendet më të bukura de hotelet më komode në revierën turistike në Shqipëri.
Prandaj ‘Fibula Travel’ ua mundëson që me aranzhimet e saj të shijoni vendet më të bukura bregdetare të perlës së Ballkanit në Shqipëri, ndërsa këtë herë ekskluzivisht për gazetarët ishte Dajti në hotelin “Select Hill”, me një ambient luksoz dhe të rehatshëm.
Pamje nga Resorti “Select Hill” në malin e Dajtit
“Fibula Travel”, është agjensia më serioze, ndërsa kërkesat për aranzhmanet që ofron kjo në shumë raste i tejkalojnë edhe kapacitetet ofertuese të agjensisë.
Oferta të veçanta, në hotelet dhe plazhet më të mira të të gjitha rivierave bregdatare, Shqipëri, Mali i Zi e Turqi, ofron vetëm Fibula Travel”.
Për kapacitete e aranzhmaneve për pushime verore në bregdetin e Shqipërisë, Turqisë e Malit të Zi, për Kosova Post , flet në detaje pronari i ‘Fibula Travel’ Shpëtim Turku i cili thotë se meqë ka ndryshuar koncepti për mënyrën e jetesës, ka evoluar edhe kërkesa për pushime verore në bregdete të vendeve të rajonit.
Ai, vë në theks, vizitat e shumta në bregdetin e Shqipërisë nga qytetarët e Kosovës, ndërsa mendon se koha e shkurtër e udhëtimit e bënë Shqipërinë vend ideal e atraktiv pothuaj për shumicën e qytetarëve të Kosovës.
“Ne kryesisht merremi me paketë aranzhmane, vetëm me pushime, pas Covid-19 çdo gjë ka ndryshuar, ka ndryshuar edhe koncepti i jetës si dhe koncepti i turizmit, njerëzit janë të etur për me dalë me shetit , me shku në pushime, interesimi është i madh, mund të them më i madh se sa viteve 2018/19. Vendi më i frekuentuar nga turistët kosovarë është Shqipëria, pasi që është afër dhe turistët shkojnë me makina, ndërsa si vend i dytë është Turqia”, tha ai për Kosova Post.
Destinacionet ku edhe Fibula ka aranzhmane me çmime ideale për qytetarët e Kosovës,përveç Shqipërisë, pronari Turku , thotë se aranzhmane me çmime të pranueshme ofrohen nga agjensia e tij edhe për pushime në bregdetin e Turqisë, në Antalia dhe Bodrumi.
Sipas tij, risia e këtij viti për pushime verore në ofertat e Fibulës janë edhe aranzhmanet për hotelet e bukura luksoze të bregdetit të Bodrumit.
Një nga hotelet e rivierës në Bodrum – Hotel Sianji Wellbeing
Turku sqaron gjithashtu se të aranzhmanet e të gjitha ofertave për bregdetin e Turqisë , përfshihet edhe fluturimi me aeroplan në destinacionet e ofertuara dhe të prenotuara nga turistët.
“Në Turqi fluturimet i kemi për në Antalia dhe Bodrum, ku ky i fundit këtë vit është risi. Për Antalia kemi 10 fluturime në javë ndërsa për në Bodrum kemi vetëm një fluturim në javë. Çmimet për në Turqi janë 299 euro për një person, qëndrimi një javë, me biletë të aeroplanit me transfer dhe me krejt, por ka edhe çmime më të shtrenjta deri në 2000 euro për person varet cilin hotel e zgjedhin. Rritja e interesimit nga turistët për dallim nga viti 2019 është 15% më shumë, se 2020 nuk e marim për bazë siç e dijmë të gjithë që ka qenë dështim”, ka shtuar ai.
Nëse dëshironi të shijoni një pushim mbresëlënës në një vend përrallor, hoteli “Select Hill”, i cili ju sjell një ambient tejet luksoz me një çmim të përballueshëm, pishinë dhe plazh mbresëlënes i gjeni tek hoteli në Dajt me pamje nga mali.