Një përkthyes afgan i cili ndihmoi në shpëtimin e senatorit të atëhershëm amerikan tash presidentin Joe Biden nga fshatrat e Afganistanit ka arritur të evakuohet bashkë me familjen e tij.
Në vitin 2008, një stuhi dëbore detyroi helikopterin ushtarak që bartte Bidenin dhe ligjvënës të tjerë amerikanë të uleshin në një luginë me dëborë, ku ata ishin të ekspozuar ndaj pritës.
Aman Khalili ishte në mesin e punonjësve afganë të qeverisë amerikane që e çuan Bidenin në një vend të sigurt.
Që nga gushti, ai kishte apeluar për ndihmë për të kapërcyer çështjet e vizave për t’u larguar.
Ai tani bashkohet me mijëra afganë që kanë ikur nga vendi nga regjimi taliban, transmeton Klan kosova.Të hënën, një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit i tha BBC News se Khalili dhe familja e tij ishin “larguar në mënyrë të sigurt nga Afganistani dhe më pas kishin filluar udhëtimet e mëtejshme nga Pakistani”, raporton BBC.