Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë nderime të Memoriali i dëshmorëve britanik në sheshin ‘Edith Durmhan’ në Prishtinë, në kujtim të të rënëve që nga lufta e parë botërore, përcjell KosovaPost.
Abbott ka kujtuar po ashtu edhe 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën në Kosovë.
“Sot mora pjesë në Aktin e Kujtesës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth. Ne u bashkuam për të bërë nderimet tona për të gjithë ata që kanë shërbyer dhe kanë vdekur në konflikt, përfshirë 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën në Kosovë. “Për të nesërmen tonë ata dhanë të sotmen e tyre.””, ka shkruar Abbott.