Një foshnje 6-muajshe është qëlluar për vdekje në qytetin amerikan, Atlanta, pasi vetura në të cilën gjendej u gjet paprimtas midis një përleshjeje të armatosur.
Nëna e viktimës e cila ishte duke e drejtuar makinën, tha se papritmas mbetën në mes të dy makinave të tjera nga të cilat po gjuheshin mes vete dy grupe njerëzish.
E njëri plumb depërtoi në pjesën e prapme të automjetit dhe e qëlloi vogëlushin, vdekja e të cilit u konstatuanë spitalin e qytetit.
Ndërkohë, policia është vënë në kërkim të të dyshuarve.