Një 22-vjeçar me iniciale A.XH është plagosur me thikë pas një përleshje në restorant “Bulevard” në Drenas.
Burime brenda Stacionit të Policisë në Drenas ka thanë se 22-vjçari është dërguar për në QKUK.
A.XH është therur prapa kokës me thikë.
Sipas këtyre burimeve policia e ka shoqëruar për në stacion të implikuarin në këtë rast A.SH, i cili ka konfirmuar se personi i dyshuar për këtë është I.B nga Skenderaj, i cili po voziste një veturë Audi A3.
Demokracia.com ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.