Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për një rast konflikt fizikë midis disa personave, që ndodhi sot në Obliq, ku tre nga ta mbeten të therrurë me thikë, transmeton Kosova Post.
“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Ahmeti bëri të ditur se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.