Prishtina po përballet me reshje të mëdha të shiut, e kryetari i kësaj komune ka njoftuar se për këtë shkak anulohet performanca e Ylli Megi.
Kjo performancë parashihej të zhvillohej në kuadër të Akull n’Verë, por që është zhvendosur për një tjetër datë.
“Me keqardhje ju njoftojmë që edhe sonte për shkak të reshjeve të shiut, performanca e Ylli Megi anulohet dhe zhvendoset për një datë tjetër”, tha i pari i Prishtinës.
Ai gjithashtu njoftoi se programi kulturor në kuadër të Akull n’Verë do të vazhdojë, prandaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i ndjekin për të kuptuar programin për netët në vijim.