Derisa numri i të vdekurve u rrit në 51 për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e mëdha në provincën Henan të Kinës, një foshnjë e bllokuar në rrënojat e një shtëpie të shembur, u shpëtua 24 orë më vonë, transmeton Kosova Post.
51 persona kanë vdekur deri më tani në përmbytjen dhe rrëshqitjen e dheut të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut që ishin efektive të martën e kaluar.
Në qytetin provincial të Shingyang, një shtëpi u shemb për shkak të një rrëshqitje dheu, nëna dhe foshnja e saj, vetëm disa muajshe, mbetën nën rrënoja. Si rezultat i punës së ekipeve, foshnja u nxor e gjallë 24 orë pas rrënojave. Foshnja u dërgua në spital me shëndet të mirë, por nëna e saj vdiq.
Një anëtar i familjes i tha Southern Metropolis Daily se foshnja u shpëtua nga nëna e saj:
“Unë dëgjova zërin e foshnjës. Kjo ndodhi kur ekipet arritën dhe ata ia dolën të shpëtonin fëmijën. Ai u ngrit në një vend më të lartë nga nëna e tij.”
Duke folur për Beijing Youth Daily, një anëtar i ekipit tha se trupi i pajetë i nënës qëndronte sikur po ngrinte diçka në ajër: “Në një moment kaq kritik, ajo e ngriti fëmijën e saj lart dhe kështu foshnja mbijetoi”./KosovaPost/