Përparim Rama ka dhënë betimin si kryetar i kryeqytetit, para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan KosovaPost.net.
Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.
Pas betimit, kryetari Rama, shpalosi vizionin e tij për kryeqytetin, ndërsa theksoi bashkëpunimin me të gjithë për të bërë më të mirën për qytetarët e Prishtinës.
“Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar”, ka deklaruar kryetari i ri i kryeqytetit, Rama.
“Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama.