Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i Prishtinës.
“Është një nënkryetar që është i konfirmuar Alban Zogaj”, ka thënë Rama në Kanal10.
Përparim Rama, kryetar i zgjedhur i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se të martën, më 7 dhjetor, në orën 10:00 në mëngjes, do të mbahet seanca inauguruese e betimit të anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës, në të cilën seancë po ashtu do ta bëjë betimin edhe vetë Përparim Rama si kryetar.