Meksikë/ Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Michoacan njoftoi se ka nisur një hetim në shkallë të gjerë për incidentin, transmeton Kosova Post.
Të paktën 6 persona u vranë në konfliktin midis bandave të drogës në pjesën qendrore të Meksikës, shkruan AA.
Sipas lajmit në shtypin meksikan, në qytetin Morelia në shtetin Michoacan, grupet rivale të krimit të organizuar u përleshën me armë në dalje të një lokali.
Në përleshjen që shpërtheu, 6 anëtarë të bandës humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.
Me mbërritjen e një numri të madh të ekipeve të policisë në vendngjarje, anëtarët e bandës u larguan.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Michoacan njoftoi se ka nisur një hetim në shkallë të gjerë për incidentin.
E konsideruar si organizata kriminale më e fuqishme dhe më e dhunshme e Meksikës, Karteli i Gjeneratës së Ardhshme Jalisco (CJNG) lufton kartelin Sinaloa dhe grupet e tjera për kontrollin e rajonit dhe rrethinës së tij.