Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq iu referua deklaratës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Mostar, se ajo nuk është kryeministre e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, në një kundërpërgjigje ndaj Milanoviq i cili kishte thënë paraprakisht se është president edhe i kroatëve në BeH.
Milanoviq tha se nuk i dëgjon deklaratat e kryeministres serbe ose, siç tha ai, “të sajat ose ndonjë prej heronjtë e epokës së keqe”.
Jo Asociacion, tërheqje të kufijve të ri me Serbinë dhe bashkim kombëtar me Shqipërinë
“Ne jemi në BE, ata nuk janë. Nëse vazhdojnë kështu, pyetja është se kur do të ndodhë”, tha Milanoviq kur u pyet për të komentuar deklaratën e Ana Bërnabiq.
Dje në Mostar, Bërnabiq u pyet nëse është kryeministre e serbëve që jetojnë në BeH, pasi Milanoviq tha se është president i kroatëve atje.
“Nuk e shoh kështu. Deklarata e Milanoviq ishte e pabesueshme për mua dhe ishte e pabesueshme që nuk pati reagime, madje as nga Bashkimi Evropian. Unë jam kryeministre e Serbisë dhe pozicioni im ka një homolog në BeH”, tha Bërnabiq./KosovaSot