Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Bruksel, duke përkrahur qëndrimin e ish-bashkëpartiakut të tij, Albin Kurti, në bisedimet e gjata me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se derisa Kurti kërkoi që i gjithë propozimi franko-gjerman të përfshihej, ku është faji i Kosovës për këtë.
“Pra, Josep Borrell propozoi një tekst në Paris me të cilin u pajtua Kosova. Ai përmbante edhe një fjali që përcaktonte një afat për marrëveshjen e madhe. Në Bruksel, kjo fjali s’ishte aty. Për targat kishte marrëveshje, por Albin Kurti kërkoi të gjithë tekstin. Pse duhet të fajësohet Kosova?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.