Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, do të raportonin para Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes.
Sveçla dhe Mehmeti kanë lëshuar sallën ende pa nisur raportimin para deputetëve që janë pjesë e komisionit, njofton Klankosova.tv.
Shkak i largimit kanë qenë përplasjet verbale me deputetët.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se i ka ftuar ndaras në raportim dhe jo bashkë, por kjo është kundërshtuar nga ministri dhe drejtori i Policisë.
Berisha në një rast i është drejtuar ministrit me “Zotëri Cfeklla”
Kur Sveçla dhe Mehmeti janë çuar nga karriget për ta lëshuar mbledhjen, ka pasur replika dhe ngritje zëri në komision.
Sveçla: Ju nuk mundeni me ma caktuar ekipin.
Reçica: Ti deputet ke qenë vetë… Pse të pengon ty? A s’i di gjërat që duhet me e marrë drejtorin këtu a?
Sveçla: Unë e marrë ekipin tim, edhe drejtorin.
Berisha: Ti ke bërë gabime të mëdha. Nuk je i zoti me u përgjigj pa e pasur atë aty.
Më pas, Berisha ka pasur replika edhe me deputetin e Vetëvendosjes, Enver Dugolli.
Dugolli: S’un` ia cakton.
Berisha: Unë ia caktoj se ia kemi caktuar gjithherë. Mundem me ia caktuar edhe ti rri mirë. Hajde ecni, s’keni nevojë hiç me ardhur… Ju kam thirrur ndaras.
Pasi Sveçla nisi t’i replikonte, Berisha ka vazhduar: Zoti Cfeklla, dëgjomë, mos më shit mend. Hajde ec!