Vetëm 75 deputetë ishin në sallën e Parlamentit të Kosovës, kur nisi seanca e sotme, ndërsa pozita po tenton të mbledhë ata për të krijuar kuorumin që duhet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në fillim të seancës, pati një përplasje mes kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit, për qasjen e këtij të fundit në raport me të pranishmit, duke i tërhequr vërejtjen për mënyrën e bërjes së jetës parlamentare.
”Nuk shkon kuvendi kështu z.Tahiri. Duheni me pasë edhe ju respekt për mënyrën se si shkon jeta parlamentare”, iu drejtua Konjufca, Tahirit, i cili ilustronte me një shishe në dorë duke thënë se kjo ka mbetur mënyra e vetme që opozita t’i arrijë kërkesat e saj.
”Mocionin e kërkova me kërkesë të shumicës parlamentare. Unë nuk mund pa e marrë fjalën për shkak se është keqpërdor seanca”, iu përgjigj mes tjerash, Tahiri, Konjufcës.