Një replikë me gjuhë të ashpër është bërë mes kryeministri, Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj i tha Kurtit se nuk po i shet moral sepse s’ka kujt dhe “good guy” nuk iu shitet moral.
“S’kom kujt mi shitë se i kisha shitë. Atij që u ba good guy nuk di me ju shit moral. Unë di me ju shitë moral do njerëzve ma të vërtetë dhe që dinë çka po dojnë, atyre që kanë mrri n’good guy, s’kam çka me ju shitë. Problem është më ju shitë. Mos merr merita kush ka hi në listë të zezë se ato e ka ba Amerika. Kallxona për Rakiqin se edhe ai është i njejtë, ti je me to në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.
Pas kësaj Kurti i reagoi Haradinaj duke i thënë se nuk ka asgjë të keqe që të jetë djalë i mbarë.
Kurti po ashtu tha se ka bërë veprime radikale kur në pytje ka qenë rrezikshmëria e kombit.
“Tash ju e dini shumë mirë që unë gjithmonë kam qenë good guy. Pra absulutisht nuk I kuptoj çfarë vlerë paska mos me qenë good guy, kam besuar në atë që kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, qikjo të bën good guy. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbi territorial, ndarje, kur Kosova me flaje me 8 mijë e 200 hektarave, kur rrezikohet me Zajednica.”, ka thënë Kurti.
Ai theksoi se pa punën e mirë të qeverisë së tij, as Amerika nuk do ta fuste në listën e zezë, Milan Radojçiqin.
“Nuk po marr merita për Thesarin amerikan që i ka bërë në listën e zezë disa prej kriminelëve serbë. Por kjo ka qenë meritë e qeverisjes demokratike së mirë pas 14 shkurti. As Thesari amerikan nuk ka mundësi me i ba të gjitha gjërat kur as ti si shtet s’i bon. Kur kryeministrit siç ka ndodh para 4 vjet e pret kriminelin në zyrë kjo ja vështirëson punën edhe Amerikës.”, ka thënë ai.