Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka shpjeguar për opinionin publik, se pse Kryeministri Albin Kurti, po qëndron në Greqi, shkruan Kosova Post.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga data 8 korrik. Ai ka udhëtuar në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit të diskutimit” – ka shkruar ndër të tjera Kryeziu, duke vijuar me shpjegime të tjera, rreth detajeve të kësaj vizite.
“Fillimisht, me 9 korrik, kryeministri Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë. Aktualisht, po merr pjesë në Simpoziumin SYMI” – ka shkruar Kryeziu, transmeton Kosova Post.
Ky është postimi i tij i plotë: