Përshkrim i jashtëzakonshëm për një ditë të jashtëzakonshme të 22 viteve më heret.
E përshkruar nga protogonisti i ngjarjes e jo nga spektatori.
Luftë dhëmbë për dhëmbë, për jetë a vdekje, mes UÇK-së dhe hordhive serbe.
Lexojeni vetë përshkrimin e Jakup Nurës, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit:
“Ditë e premte 22 vite më parë, ndër ditët më të rënda për Drenicën, të vrarë mbi 600 civil dhe dhjetëra ushtarë të UÇK-së.
Një grup pjestarësh të UÇK-së takohen në vendin e quajtur “Fusha e Mollës”, dhe duke parë që forcat serbe kishin bërë një rrethim të hekurt dhe nuk mund të shmangej luftimi, nën sugjerimin e Avniut vendosin shpejt për t’u larguar nga popullata e që ishin 15 deri 20 mijë civil nga Qirezi deri në Verboc dhe nga Polaci deri në Qikatovë, nisen në drejtim të një kodre kah Krasniqët të luftonin pasi që vendin e njihnin Afrim dhe Sheremet Qirezi por duke u ngjitur te maja ndeshen me armikun dhe shkëmbejnë rafale të shkurtëra, gjatë tërheqjes grupi ndahet, Avniu del në ball dhe ju sugjeron të presin civilët dhe ushtarët që të gjej një shteg për depërtim duke shkuar rrënzë kodrës Avniu vonohet pak dhe pas tij shkojnë Ismeti pastaj Zymeri dhe Frashëri duke i lënë Fahriun dhe Adnanin dhe shumë të tjerë në pritje, por përballen me armikun të cilët kishin pozicion epersie, pasi gjuajnë në armikun, Avniut i bllokon pushka snajper jugosllav, dhe ashtu siç ishte ulet me shpinë në një përpjetëze të fortë, kthen kokën mbrapa për t’a marrë zollën por aty e godet një plumb në qafë dhe ja përplas kokën për stomi të dheut. Ismeti veç ishte në një pozitë edhe më të lartë, zbret për t’a ndihmuar Avniun në lëshim të tatëpjetës ndalet në shpinë të Avniut, vërshohen nga rrebeshi i plumbave gjithandej dhe në at moment Avniu e mendon që s’mund të tërhiqen në atë gjendje ai e merr zollën dhe gjuan drejt mitralozit mbi tank, e goditë dhe ndalen gjuajtjet përnjëherë, kjo u jep mundësinë për tërheqje. Frashëri e Zymeri qe ishin në një llugë dhe Ismet me Avniun ngjiten sipër kodrës ku bashkohen sërish dhe disa të tjerë, Avniu me një plagë që i kishte përshkuar nga qafa poshtë veshit dhe i kishte dalë në nofullën e poshtme duke je shkëputur ashtin e mjekrës, aty i nxjerrin disa fasha por jo të mjaftueshme, ja lidhin plagën nga naltë deri nën mjekër, por Avniu ua ban me shenjë që nuk i është stabilizuar nofulla pasi që kishte ashtin e shkëputur, ndaj Zymeri shkyen rrobat e tij dhe ia lidhë mjekrën deri mbas qafës, pastaj nisen mes Shtuticës dhe Vërbocit, aty ndalen në një maje mali nga ku mund të shihej për rreth, ishte një mal i rrallë por me lisa më të mëdhenjë, popullata e rrethuar nga të gjitha anët në panik takohen me djemtë e armatosur dhe i lusin të qëndrojnë afër tyre që mos të masakroheshin nga serbët, ju tregojnë që aty pritej të luftohet dhe skanë siguri për jetën, por ata nuk largohen, Avniu ma nuk mund të fliste por vetëm me anë të shenjave j’u sugjeron që të krijohej një rreth mbrojtës për popullatën nga ushtarët Frashëri, Ilmiu, Zymeri, Halil Bylykbashi, Ismeti dhe Avniu. Pasdite nga ora 15.30, Avniu me anë të dorës j’u tregon qe forcat armike po afrohen rrugicave të malit dhe të jenë gati për zjarr, nga pushka e Avniut, automatiku i Frashërit e i Ismetit dhe fillojnë si njëherësh në të gjithë rrethin të luftohej në distancë të afërt, ku edhe nga forcat armike fillojnë të shtënat në të gjitha anët, luftohej në distancë aq të afërt sa që edhe të sharat dhe rënkimet degjoheheshin, nga lufimet e rrepta fillon t’i rrokë paniku disa nga popullata dhe perpiqen të dalin nga rrethi dhe një pjesë prej tyre vriteshin sapo ngriteshin në këmbë, luftimet ishin të rrepta, për me pa pozicionet e armikut më mirë Avniun ngritet në gjunjë dhe aty qëllohet me një plumb mbi ball dhe rrjedha e gjakut ia pamundeson shiqimin, përpiqet të rrotullohet mbrapa dhe e godet edhe një plumb tjetër në pjesën e mbrapme pasi që ishte në pozitë të kërrusur përshkon nga brinjët poshtë deri në mushkëri dhe e rrotullon disa herë, aty Ismeti kthen shiqimin me e pa se çka u ba me Avniun të gjakosur në fytyrë dhe duke fshirë sytë ia ndërron rrjedhën gjakut dhe arrinë t’i qelë sytë dhe e merr sërish pushkën dhe e sugjeron Ismetin që të kqyrë kah armiku se nuk mundesh të më ndihmosh, Ismeti kthehet kah armiku dhe zbraz zollën në një transpotues, për një çast ndalen luftimet dhe j’u krijohet mundësia që të ndrrojnë pozicionet, por pas pak sërish rifillojnë luftimet, i kthyer pak në krah e duke gjuajtur një nga një fishekët nga pushka dhe duke i ndërruar karikatorët me gjakftohtësi dhe duke shtirë në armikun, edhe armiku nuk pushonte dhe e godet një plumb në gju të këmbës së djathtë dhe një në pulp nën gju, nga humbja e gjakut ma nuk mund t’a mbush karikatorin e pushkës e nxjerrë revolen dhe me të shtin deri sa e ndal sulmin, e ndërron karikatorin e revoles. Plaga në shpinë kishte ba një hapje ku gjatë frymemarrjes ajri i hynte edhe përmes plagës, gërrhamza e pengon për dëgjimin e lëvizjeve për rreth e ofron një guri dhe e mbështetë plagën për të.