Policia ka dhënë detaje për vdekjen aksidentale të një burri në rrugën rajonale Pejë-Rugovë.
Sipas policisë, personi gjatë ngasjes së veturës nuk ishte ndier mirë dhe kishte dalë jashtë për t’u këndellur, dhe më pas është ofruar në cep të një shkëmbi, nga ku dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Zjarrfikësit e kanë nxjerr trupin e viktimës nga uji i lumëbardhit ndërsa mjeku ka konstatuar që trupi është pa shenja jete.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.