Peruja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore mbarëkombëtare të mërkurën, pas protestave të përhapura që kanë lënë shtatë persona të vdekur pasi ish-presidenti Pedro Castillo u largua nga Kongresi javën e kaluar.
“Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë vendin, për shkak të akteve vandaliste dhe dhunës, sekuestrimin e autostradave dhe rrugëve”, tha ministri i Mbrojtjes Alberto Otarola.
Gjendja e jashtëzakonshme përfshin, ndër të tjera, pezullimin e së drejtës për t’u grumbulluar dhe lirinë e tranzitit. Qeveria po vlerëson mundësinë e shpalljes së shtetrrethimit.
Një gjykatës në Peru shtyu një seancë më herët të mërkurën për të vendosur nëse Castillo do të lirohet nga burgu.
Ai u fajësua pasi u përpoq të shpërndante parlamentin.