Mes muzikës popullore, valleve dhe daulleve, pa fjalime e premtime, në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka përuruar ‘Rrugën e Arbërit’, e cila lidh Tiranën me Dibrën, shkruan Kosova Post.
Menjëherë pas përurimit, të ‘Rrugës së Arbërit, kryeministri Rama, shijon ngrohtësinë e zjarrit pranë oxhakut.
Ndonëse në foton e postuar në Facebook, Rama nuk ka shkruar gjatë, dy fjalë’ të vetme ‘ Zjarr Dibre’, porse aty kryeministri duket tamam si ‘zot shtëpie’ ulur bri oxhakut, duke shijuar ngrohtësinë e zjarrit, pas një dite të ‘lodhshme’ festive.
Kujtojmë se në këto ditë feste në Shqipëri, nuk është vetëm ‘Rruga e Arbërit” ajo që u përurua, por ishte edhe fillimi i punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, sikur edhe përurimi i shtëpive të banimit në Thumanë, ngjarje këto që duket se e bëjnë të ndihet më rehat, kryeministri Rama.