Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës, transmeton Kosova Post.
Rastet janë në Prishtinë, Gllogoc, Kamenicë, Prizren, Pejë.
Prishtinë, 15.08.2021 – 09:00. Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht motrën e saj femër kosovare. Sipas familjarëve e dyshuara ka probleme psiqike dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Drenas(Gllogoc), 15.08.2021 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, çift bashkëshortor një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.
Kamenicë, 14.08.2021 – 22:32. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prizren, 15.08.2021 – 01:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Pejë, 15.08.2021 – 12:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj ka një përudhë të gjatë që ushtron dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./KosovaPost/