Rasti është klasifikuar si “lëndim i lehtë trupor” dhe ka ndodhur në veri të Mitrovicës, me datë: 01.05.2021, shkruan Kosova Post.
Në raport thuhet se personat që u përfshinë në përleshje, ishin nën ndikimin e alkoolit.
“Raportohet se në një kafiteri nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti pesë meshkuj kosovarë .Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/