Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, thotë se kryeministri i Kosovës e di se sa herë po tenton të shtrojë tezë të rreme se rryma në veri të Kosovës nuk paguhet me vite, përcjell KosovaPost.
“Sipas mekanizmit tashmë të testuar, Albin Kurti vazhdon ta shohë fajtorin zyrtar në Beogradin zyrtar për të gjitha problemet dhe lëshimet e tij dhe në të njëjtën kohë nuk e ka problem të pajtohet hapur dhe pamatur”, ka thënë Petar Petkoviq në një deklaratë.
“Kështu ishte edhe tani kur kushedi sa herë u përpoq të shtronte një tezë të rreme se kinse rryma në veri të Kosovës nuk paguhet me vite”, tha Petkoviq, duke theksuar se faktet thonë të kundërtën.
“Kjo është se absolutisht çdo kilovat rrymë e konsumuar gjatë gjithë këtyre viteve është paguar siç duhet, sepse Beogradi zyrtar dhe EPS kanë paguar për energjinë elektrike që ka ardhur në katër komuna në veri të Kosovës përmes sistemeve të transmisionit EMS deri në fillim të vitit 2021”, thotë Petkoviq.
Pra, bëhet fjalë për energjinë elektrike të Republikës së Serbisë, të cilën Beogradi e furnizoi veriun e Kosovës, që nga momenti kur Prishtina para një dekade e ndërpreu furnizimin me energji elektrike veriut, gjë që, siç shtoi ai, mund të çojë në një katastrofë humanitare.
“Autoritetet e institucioneve të përkohshme në Kosovë kanë përgjegjësinë e vetme për situatën aktuale të pazgjidhur në terren, duke refuzuar vazhdimisht dhënien e licencës për furnizim me energji elektrike për Elektroseverin, duke shkelur kështu drejtpërdrejt marrëveshjet energjetike të arritura në vitin 2013 dhe 2015 në dialogun Beograd-Prishtinë”, thotë Petkoviq.
Prishtina, shton ai, refuzon as ta diskutoj këtë çështje gjatë raundeve të fundit të dialogut në Bruksel, edhe pse marrja e licencës për furnizim me Elektrosever është jetike, por Kurti qartësisht nuk dëshiron.