Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, reagoi ndaj deklarimeve të zyrtarëve të Kosovës se do të rrisë praninë ushtarake dhe policisë në veri të Mitrovicës, ndërsa u drejtohet politikanëve shqiptarë që të mos përpiqen të kërcënojnë, e lëre më të zbatojnë të tilla veprimet sepse Beogradi nuk do ta lejojë atë, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shtuar Petkoviq se politikanët nga Prishtina po bëjnë plane sekrete të kota për të ‘pushtuar’ veriun, sepse një skenar i tillë është i garantuar se do të dështojë.
“Është më mirë të fillohet me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), sepse është i vetmi plan që ka të ardhme kur bëhet fjalë për serbët në Kosovë”, tha Petkoviq, shkruan tanjug.
“Sidoqoftë askush nuk do të mund të shuaj mjediset me serb në veri dhe ti asimilojë serbët që jetojnë atje. Ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm kudo që është populli serb, për të investuar, ndërtuar dhe punuar” tha Petkoviq.sh.o./Kosova Post/