“Me lëvizjet e njëanshme nga Prishtina, ne jemi në një situatë ku kriza, e shkaktuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kërcënon të kthehet në diçka shumë më tepër”, transmeton Kosova Post.
Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën Kosovën, Petar Petkoviq.
Ai, si i ftuar në RTS, tha se situata duhet të kthehet në periudhën para 20 shtatori, para se të vendosej masa e reciprocitetit ndaj veturave me targa nga Serbia dhe vetëm atëherë ai do të shkojë në Bruksel dhe të bisedojë.
Petkoviq vuri në dukje se Beogradi gjithmonë këmbëngul në paqe, dialog, që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen në Bruksel, se marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjet për lirinë e lëvizjes respektohen, ndërsa, siç thekson ai, Prishtina i refuzoi të gjitha.