Enis Gavazaj nuk ishte dje i grumbulluar me Dinamon për ndeshjen kundër Vllaznisë, transmeton KosovaPost.
Sipas shumë gazetarëve, Gavazaj ka qenë disa herë jo tolerant ndaj bashkëlojtarëve të tij, duke krijuar kështu konflikte shumë herë me ta.
Shkak është bërë sjellja e sulmuesit nga Prishtina, i cili sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” është pezulluar.
Gavazaj ka pasur një fërkim me një prej lojtarëve të rinj në stërvitje dhe kjo nuk është toleruar.
Sulmuesi anësor nuk është se ka spikatur me Dinamon këtë sezon. Ai ka luajtur 8 ndeshje, 4 si titullar, dhe nuk ka shënuar asnjë gol.