Sipas, Chelsey Amer, nutricionist në Nju Jork, ngrënia e picës për mëngjes është më e mirë për ju sesa disa gota drithërash me sheqer.
Sigurisht, pica nuk është zëvendësim për ushqimet më të shëndetshme të mëngjesit si fruta apo drithëra të tjera me pak sheqer, por mund të jetë një zëvendësues i pranueshëm për çdo gjë të mbushur me sheqer.
“Çuditërisht, pica mund të jetë një opsion më i balancuar i mëngjesit sesa shumë drithëra të mëngjesit të mbushura me sheqer”, ka thënë ai.
Edhe Lauren Kelly theksoi se pica nuk është veçanërisht e mirë për ju, por që shumica e drithërave të disponueshëm sot janë edhe më të këqija, shkruan Mirror, përcjell Klankosova.tv
Chelsey potencoi se nuk po e rekomandonte picën si një mëngjes të përditshëm, por në vend të kësaj u përpoq t’i dekurajonte njerëzit që të hanin drithëra me sheqer.