Kthimi në Champions League për skuadën e trajnerit italian ishte pritur me entuziazëm shumë të madh, si nga ana e tifozëve, ashtu edhe nga e lojtarëve dhe drejtuesve të skuadrës italiane, AC Milan, shkruan Kosovapost.net.
“Rossonerët” ndeshjen hapëse në kuadër të Ligës së Kampionëve e kishin shumë të vështirë, kjo pasi ata u përballën me skuadrën angelze, Liverpool, skuadër kjo e cila i kishte mposhtur në Liverpool me rezultat përfundimtar 3-2.
Stefano Piolit për shkak të fitores së fundit në Madrid, ku e mposhtën Athletico Madrid iu kanë ngjallur shpresat për një kualifikim të mundshëm në 1/16 e finales, kështu që sot tranjeri 56 vjeçar ka vendosur që të lë në stol shumë lojtar në ndeshjen ndaj Salernitana, e cila luhet sot në “San Siro” në 15:00, në mënyrë që t’i ketë në dispozicion ndaj Liverpool, të cilët i presin në “San Siro” më 7 dhjetor.