Shanset për kualifikim tutje, në raundin e 1/16 të finales, në kuadër të Ligës së Kampionëve iu shtuan skuadrës italiane, AC Milan pasiqë triumfoi në Madrid ndaj skuadrës së Athletico Madrid, me rezultat 0-1, shkruan KosovaPost.net.
Mirëpo për “Rossonerët” do të jetë mjaft e vështirë, kjo pasiqë menaxheri i kësaj skuadre, Stefano Pioli nuk i ka në dispozicion 8 lojtarë titullarë. Bëhet fjalë për Calabria, Castillejo, Giroud, Leao, Pellegri, Kjaer, gjë që mund të ndikoj edhe në moskualifikim tutje të Milan në 1/16 e finales.
Milan aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 4 pikë gjithsej dhe se fitorja ndaj Liverpool dhe një barazim i mundshëm në mes Athletico Madrid dhe Porto do të ishte një shans i madh për kualifikim.