Andrea Pirlo rigjen Juven e tij në “San Siro”, shijon këtë sukses që i rikthen bardhezinjtë në garë për titull: “Ishte e rëndësishme për ne, nuk shikuam rezultatet e të tjerëve që ishin mbi ne, ishim të përqendruar në atë që duhet të bënim, ia arritëm diçka të tillë.
Të mendojmë ndeshje pas ndeshje, pas disa muajve do të shohim se ku jemi. Kjo ishte një ndeshje thelbësore mbi të gjitha për të gjetur shpirtin e duhur, shpirtin e një ekipi që dëshiron të komandojë, të vijë në një fushë kaq të rëndësishme, përballë atyre që janë në krye dhe të zhvillonim një ndeshje të tillë”, theksoi Andrea Pirlo në konferencën për shtyp.
Nuk e bënë dramë këtë humbje, të parën në këtë edicion të Serie A, Stefano Pioli:
“Ndeshja ishte e ekuilibruar, në disa momente ata bënë më mirë se ne, ashtu siç bëmë ne më mirë në momente të tjera. Episodi i 2-1 ndryshojë ndeshjen, më pas nuk arritëm ta kapim më. Shtatë mungesa janë shumë por edhe në këtë rast nuk e humbëm identitetin tonë. Ibra? Është mirë, ndeshja e radhës është pas tre ditësh. Besoj se ndaj Caglieri do të jetë”, theksoi Pioli.