Biznesmeni kosovar, Burim Piraj është mjaft i suksesshëm si në vend ashtu edhe jashtë vendit, por, gjithmonë mirënjohës për punonjësit, kontribues në suksesin e tij, shkruan Kosova Post.
Se shpreh mirënjohjen për punëtorët, duket publikisht derisa në fundvit ai i shpërblen ata me pagën e 13 e madje këtë vit për ta ka ndarë edhe pagën e 14-të.
Nuk i mjaftoi vetëm paga e 14 për ti shpërblyer punonjësit e tij, porse në këtë kohë kur çmimet e artikujve esencial tashmë kanë shënuar rritje të theksuar, ai ka vendosë të rris edhe pagat, ndërsa paga minimale tashmë do të jetë 400 euro.
“Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend! Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë”, ka shkruar Piraj në Facebook.
Tutja ka shkruar ai se nga muaji mars në kompaninë e tij nuk do të ketë pagë më të ulët se 400 euro.
Postimi i plotë i Pirajt:
Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!
Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.
Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,
Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
#ALLAHUEKBER
#elhamdulillah