Një hulumtim i ri tregon shëndet të përmirësuar kardiovaskular tek njerëzit që pinë çaj tre ose më shumë herë në javë.
Përfitimet shëndetësore i atribuohen polifenoleve, përbërës këta që gjendet në çajin e zi dhe të gjelbër. Përfitimet ishin më të theksuara tek ata që pinin çajin e gjelbër si dhe tek gjinia mashkullore.
Një filxhan çaj në ditë mund të mbajë mjekun larg – dhe të rrisë jetëgjatësinë tuaj.
Hulumtimet e botuara në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, sugjerojnë që pirja e çajit tre ose më shumë herë në javë mund të çojë në shëndet të përmirësuar kardiovaskular, rrezik më të ulët për infarkt të miokardit dhe një jetë më të gjatë.