Miralem Pjaniq është larguar nga Barcelona. Boshnjaku është transferuar në Turqi, te Beshiktash pas aventurës aspak të mirë në Katalonjë.
30-vjeçari do të qëndrojë një vit në Stamboll, ndërsa Barcelona thuhet se do të paguajë 70 % të pagës së mesfushorit. Kujtojmë që Pjaniq ishte i lidhur me një rikthim në Itali, ku skuadra si Juventusi, Roma, Napoli dhe Fiorentina e donin, por në fund ai nuk i bindi plotësisht ata që ta merrnin atë.
Përkundër entuziazmit të madh për të luajtur te Barcelona, Pjaniq nuk ka arritur të lë gjurmë në La Liga.
Në 30 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Pjaniq nuk ka shënuar e asistuar asnjëherë.
Besiktas ka publikuar një video të Pjaniq, i cili do të bashkohet me ta pas ndeshjeve të kombëtareve