Në tri komunat në veri të Kosovës, edhe sot janë duke vazhduar protestat e serbëve lokalë kundër zgjedhjes së kryetarëve të rinj nga radhët e shqiptarëve në këto komuna.
Ashtu si në ditët e para në mesin e protestuesve ka pasur edhe grupe kriminale serbe, të cilët kanë sulmuar gazetarët, policët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.
Në mesin e këtyre personave ka pasur edhe njerëz të maskuar dhe pjesëtarë të cilët kanë pasur të veshur bluza me simbolin “Z” që e karakterizon grupin mercenar rus Wagner.
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia është pyetur pikërisht për mercenarët rus, pjesëtarët e Brigadës Wagner, për të cilët u tha se janë nisur për në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it bëri të ditur se deri më tani nuk ka asnjë dëshmi për praninë e tyre në këtë.
Ndryshe të hënën në veri, grupet e tilla kriminale serbe sulmuan ushtarët e KFOR-it, ku për pasojë 30 prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Cak i sulmeve të këtyre grupeve tash e pesë ditë janë edhe mediat e ndryshme të cilat po raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës.