Pjesëtarë të shumtë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit, transmeton Kosova Post.
Ata janë të pajisur me armë të gjata, ndërsa kanë vetëm një mision: gjetjen e kryerësit të vrasjes së trefishtë, e cila ndodhi mbrëmë në Gllogjan.
Nga sulmi i befasishëm mbi një autobus udhëtarësh, mbetën të vdekur 3 persona, ndërsa një i plagosur rëndë.
Nga autoritetet, që nga mbrëmë, nuk janë dhënë informata të tjera, përpos asaj që vrasësi mbetet në arrati./KosovaPost/