Një i mitur është plagosur në Ferizaj dje rreth orës 14:00, ka bërë të ditur policia e Kosovës.
Sipas policisë, i mituri është plagosur me pushkë ajror dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar i mitur, ështe plagosur me një pushkë ajrore. Viktima ështe dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ështe arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh të policisë së Kosovës.