Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një “vrasje në tentativë”, e cila ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje dhe përleshjeje ndërmjet disa personave, shkruan Kosova Post.
Në raport thuhet se në Fushë Kosovë, më 26.05.2021-22:40; “janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllain e tij.”
Bëhet e ditur se “në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./KosovaPost/