Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Policia njofton se i dyshuari i shoqëruar nga tre persona të tjerë, kanë sulmuar viktimat meshkuj kosovarë ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.