Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Sipas policisë, viktima mashkull ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme, është sulmuar fizikisht (therë me thikë) nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.