Viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshimtë, të cilët gjenden në arrati.
Sipas raportit policor, rasti është në procedurë hetimore.
“Rr. Komandant Kumanova, Shtime 24.01.2022 – 16:55. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët gjenden në arrati. Në vendin ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë e pistoletës. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.