U mësua se një grua e moshuar me emrin Renate Wedel, e cila jetonte në komunën Waldsolms në shtetin gjerman të Hessen dhe vdiq vitin e kaluar, kishte pas dhuruar 6.2 milion euro për banorët e komunitetit, transmeton Kosova Post.
Kjo doli që Wedel, e cila u vendos në Waldsolms në 1975 dhe vdiq vitin e kaluar, ka dhuruar 6.2 milion euro për banorët e komunitetit, siç raportohet në faqen e internetit të komunës lokale.
U kuptua që trashëgimia në testamentin e Wedel, përbëhej nga një llogari bankare, aksione, sende me vlerë, shtëpi dhe pronë.
Duke folur për televizionin Hessenschau, kryetari i komunës Bernd Heine pranoi se në fillim nuk besonte në shumën e dhuruar:
“Në fillim mendova se mungonte një presje në numër,” tha Heine, duke shtuar se paratë do të shpenzohen në objektet publike dhe infrastrukturën siç janë shtigjet e biçikletave, pishinat, çerdhet.
Thuhet se Renate Wedel dhe burri i saj Alfred u vendosën në Waldsolms në 1975, dhe pas vdekjes së burrit të saj në 2016, ajo ka jetuar në një shtëpi pleqsh në Frankfurt. Zonja Wedel vdiq në moshën 81 vjeç vitin e kaluar./KosovaPost/.