Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me qellim të ngritjes se nivelit të sigurisë ushqimore, mbrojtjen e interesave të konsumatorit dhe promovimin e shëndetit publik, për të shtuar aktivitetet për implementimin e Planit të Monitorimit të Mbetjeve në Ushqim, organizoj trajnimin e zyrtarëve të autorizuar për marrjen e mostrave të qumështit të pa përpunuar.
Zyrtarët e trajnuar iu nënshtruan testit teorik për vlerësimin e njohurive të fituara të cilin e kaluan me sukses, po ashtu interesimi në pjesëmarrje aktive me diskutimet dhe konkluzionet për temat e trajnimit, por jo vetëm ishte i lartë.
Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve humane për cilësinë dhe performancë ne marrje të mostrave të monitorimit të mbetjeve, u trajnuan 10 zyrtarë të autorizuar nga projekti i Transparencës dhe Neutralitetit të Mostrave të Qumështit të cilët e përkrahin AUV-në për arritjen e objektivave, në kuadër të bashkëpunimit.
Zyrtarët mostrues të qumështit u trajnuan për procedurat e marrjes së mostrave, metodologjinë e zbatimit të frekuencës së mostrimit, përzgjedhjen e kafshëve për mostrim dhe rritjen efektive taktike të mundësisë për detektimin në gjurmimin e preparateve mjekësore veterinare, substancave hormonale të ndaluara si dhe kontaminantëve mjedisor në qumështin e pa përpunuar.
AUV prezantoi masën e realizimit të Planit të Mbetjeve për vitin 2020 sukseset e arritura gjatë vitit të kaluar.
Trajnimi i zyrtarëve mostrës është i domosdoshëm për rritjen e mundësive për aprovimin e Planit të Monitorimit të Mbetjeve nga ana e DG Sante pranë Komisionit Evropian gjë që do të bëjë të mundur që të plotësohet edhe një kriter më shumë në fushën e sigurisë së ushqimit.