Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

    Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

    S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

    S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

    100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

    100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

    Loja e Vuçiç-it në të cilën kanë rënë pa dashje politikanët shqiptarë

    Kamberi, Vuçiqit: Kurti nuk është monstrum e as terrorist, dikur e arrestove e tash duhet të negociosh me të (Video)

    Ministri Mehaj: Trupat tanë të gatshëme  për…

    Ministri Mehaj: Trupat tanë të gatshëme për…

    Mashtrimi/ Bankat komerciale në Kosovë nuk respektojnë vendimin e BQK-së për shtyrjen e afateve për këste

    BQK bëhet me drejtor të ri

    I burgosuri arratiset nga automjeti që po transportohej

    Dubravë, i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burg

    Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

    Kusari-Lila njofton Borellin e Lajçakun, për të folurën e Vuçiqit në parlament kundër lirimit të Kurtit nga burgjet serbe

    Arrestohet burri që vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë

    Burri dhe familja e tij rrahin nusen në Fushë Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

    Kush është njeriu që fliste 25 gjuhë

    A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?

    A mund ta gjeni kafshën e fshehur në foto për 11 sekonda?

    Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

    Disa sekrete të vogla për foton familjare perfekte!

    Riaktivizimi shumë vjeçar për njohjen e gjuhës turke në përdorim zyrtar

    Riaktivizimi shumë vjeçar për njohjen e gjuhës turke në përdorim zyrtar

    Kombi dhe koha

    Kombi dhe koha

    Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

    Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

    Letra kur Mozarti i kërkonte mikut të tij borxh

    Letra kur Mozarti i kërkonte mikut të tij borxh

    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Vedati tregon historinë si iu plagos shoku në luftë

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Maskat e Karnavalit të Venecias prodhohen në Shkodër

    Helena Kadare feston ditëlindjen: “Besoj te dashuria!”

    Për të harruar një grua

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    Më të mëdhenj se Serbia, Enciklopedia gjermane: Trojet etnike shqiptare 91.400 km2

    ASHAK e shqetësuar për situatën: Kosova po dështon në luftën ndaj pandemisë

    Në ASHAK u promovua “Fjalori serbisht-shqip” i Rexhep Zllatkut, i botuar nga Logos-a

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

Plani i Putin për ta ngrirë Ukrainën deri në nënshtrim, duket i destinuar të dështojë

28 Nëntor, 2022 22:29
në Botë
Putin i pakënaqur? Vendimet për luftën tani i merr ai dhe jo oficerët
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frazer Nelson “Daily Telegraph”

Vladimir Putin ka nisur tani zbatimin e strategjisë së dimrit. Ushtria e tij po humbet ndaj forcave të armatosura të Ukrainës, pasi është detyruar të largohet nga më shumë se gjysma e territorit të pushtuar që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë në fundin e shkurtit.

Pra Moska po kalon në një strategji që shënjestron civilët, duke lëshuar raketa mbi gjeneratorët e energjisë, dhe duke privuar kësisoj qytetarët ukrainas jo vetëm nga energjia elektrike, por edhe uji i rrjedhshëm dhe funksionimi normal i kanaleve të ujërave të zeza.

Lexo Edhe:

Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

Politika planetare shqiptare

Alarm në Ukrainë, 15 mijë ushtarë rusë zbarkojnë në Mariupol

Në një vend ku temperaturat do të bien deri në -25 gradë Celcius javët e ardhshme, sipas deklaratës së vetë Zelensky “do ta kthejnë të ftohtin e dimrit në një armë të shkatërrimit në masë”. Synimi i dukshëm i Rusisë është ulja e moralit dhe detyrimi i Ukrainës për të negociuar.

Por deri më tani, ajo ka një efekt krejt të kundërt. Për aq sa mund të konstatojnë sondazhet, opinioni publik ukrainas duket i vendosur të vazhdojë të luftojë derisa të rimerret çdo centimetër i territorit ukrainas, përfshirë Krimenë, raporton abcnews.al.

Nëse Zelensky do të negocionte një marrëveshje me Rusinë, ka shumë gjasa që ai të shkarkohej nga një vend, njerëzit e të cilit dëbuan një president gjatë revolucionit të Maidanit të vitit 2014. Vendosmëria e ukrainasve për të kaluar dimrin është me sa duket absolute.

Por kjo mund të nënkuptojë shumë mirë evakuimin e disa pjesëve të vendit, dhe ndoshta edhe shkaktimin e një valë të dytë refugjatësh. Prej kohësh Putin i ka varur shpresat e tij tek dimri për të dëmtuar si Ukrainën, ashtu edhe aleatët e saj perëndimorë.

Ndërprerja e eksporteve të gazit synonte të ngrinte çmimet e energjisë, sidomos në Gjermani, vend që ishte bërë i varur nga importet e Moskës dhe që nuk kishte një plan B. “Më mirë një dush i ftohtë sesa gazin e Putinit”- thuhej në pankartat e protestuesve gjermanë në shkurt.

Por kur të vijë koha, a do të jenë të gatshëm gjermanët për këtë sakrificë?

Që nga ajo kohë, Gjermania ka arritur një përparim mbresëlënës në gjetjen e burimeve të tjera të energjisë dhe terminaleve lundruese për të importuar gaz natyror të lëngshëm (LNG). Anija e parë me gaz “Neptun”, mjaftueshëm e madhe për të furnizuar 2 milionë familje, arriti të mërkurën në ishullin Rügen.

Disa anije të tjera të ngjashme janë rrugës. Kur Gjermania tha se dëshironte që depozitat e saj të gazit të ishin të mbushura në nivelin 95 për qind deri në nëntor, u duk si një objektiv me një optimizëm të tepruar. Por ai objektiv u arrit 3 javë më herët. Rezervat e saj tani janë në nivelin 99 për qind.

Në vend të mungesës së gazit, Evropa tani ka anije LNG që enden rreth Gjibraltarit po pa kapacitet të mjaftueshëm magazinimi që të mund të shkarkohen. Çmimet e gazit me shumicë, janë më pak se gjysma e pikut të tyre të fundit, dhe më e rëndësishmja, çmimet vitin e ardhshëm duken se do të jenë rreth gjysma e asaj që u parashikua me frikë në gusht.

Pra Evropa përballet me një dimër shumë të vështirë. Por gjithsesi të përballueshëm. Tregjet kanë bërë punën e tyre, të ndihmuara nga një nëntor i ngrohtë. Sinjalet që dhanë çmimet e ulën kërkesën dhe e rritën ofertën në mënyra që nuk priteshin nga ekonomistët. Tani po bien çmimet e ushqimeve me shumicë, duke rritur shpresat për një rënie të shpejtë të inflacionit vitin e ardhshëm.

Në disa aspekte të rëndësishme, strategjia e Putin duket se do të dështojë në Evropën Perëndimore. Pyetja është se sa dëm mund të shkaktojë ai në Ukrainë. Gjatë javëve të fundit, Ukraina është bërë më e aftë në riparimin e dëmeve nga raketat, raporton abcnews.al.

Kështu termocentralet mund të rinisin të funksionojnë, duke i kufizuar ndërprerjet në vetëm 2-3 ditë. Por më pas, raketat ruse godasin sërish. Shumica janë neutralizuar në kohë, por mbrojtja ajrore e Ukrainës nuk është e plotë, dhe Moska po shfaqet më e aftë në gjetjen e pikave të dobëta.

Në një kohë që dronët e lirë iranianë po u japin mundësi sulmeve ruse të depërtojnë për shkak të forcës së numrave. Kjo strategji e bombardimit dhe riparimeve, mund të vazhdojë gjatë gjithë dimrit. Pra, në vend se të ketë vetëm disa ditë ndërprerje, është e besueshme që ukrainasit mund të qëndrojnë për javë apo edhe muaj pa energji apo ujë.

Jeta në Kiev mund të bëhet më e durueshme nga rreth 1000 “steha ngrohëse”, të cilat Zelensky i quan “streha të pathyeshmërisë”. Por zonat pranë vijës së frontit – Kherson dhe Mykolaiv në Jug – janë tashmë duke u evakuuar pasi ato janë të pamundura për t’u mbrojtur.

Por kjo lëvizje nuk ka të ngjarë të jetë e mjaftueshme. Maxim Timchenko, që drejton kompaninë më të madhe private energjitike në Ukrainë, u ka sugjeruar njerëzve të mendojnë të largohen nga vendi. “Nëse ata mund të gjejnë një vend alternativ për të qëndruar edhe për 3 ose 4 muaj të tjerë, kjo do të jetë shumë e dobishme për sistemin”- tha ai.

Nga 43 milionë ukrainas, 8 milionë janë larguar që nga pushtimi i shkurtit, dhe këshilla zyrtare e qeverisë për ta është që të qëndrojnë larg, të paktën derisa vazhdojnë ndërprerjet e energjisë elektrike. Sulmet ruse po imponojnë një krizë të rëndë energjetike në Moldavinë fqinje, ku ndodhet përqendrimi më i madh i refugjatëve ukrainas në raport me popullsinë vendase.

Kjo mund të krijojë një krizë tjetër të rëndësishme. Por këtë herë ka shumë arsye për të pasur shpresë. Evropa ka treguar një kapacitet të jashtëzakonshëm për të pritur dhe integruar refugjatët ukrainas. Polonia, një vend që kishte qenë dyshues ndaj azilkërkuesve, ka pranuar deri tani 1 milion, raporton abcnews.al.

Rreth 145.000 janë mirëpritur në Britani, me 200.000 viza gjithsej të lëshuara për ta. Shifrat aktuale ishin befasuese, pjesërisht sepse askush nuk e kishte kuptuar se gati 76.000 kinezë të Hong Kongut kishin përfituar nga oferta e Dominic Raab dhe Priti Patel.

Sistemi i “familjes pritëse” pati problemet e tij, sidomos kur mbaroi periudha 6-mujore e qëndrimit. Por ka shumë pak histori pakënaqësie. Përkundrazi, një simbol i ri është shfaqur në pjesën më të madhe të vendit. Flamuj blu-verdhë valëviten në kishat, baret dhe shtëpitë në të gjithë Britaninë.

Një simbol i një vendi, por edhe i një kauze dhe qëllimi të përbashkët. Ajo përfaqëson vetëdijen se po zhvillohet një luftë për demokracinë, dhe se ajo është në një kuptim shumë reale, një betejë e përbashkët. Në çdo fazë të kësaj lufte, Putin është përpjekur të bindë Ukrainën dhe aleatët e saj se ushtria e tij nuk mund të shpërbëhet, ndaj luftimi është i pakuptimtë.

Por pas humbjes së Rusisë në Kherson, ky është një argument shumë më i vështirë për t’u propaganduar. Tani popullsia e Ukrainës është gati të hyjë ndoshta në pjesën më të vështirë të luftës, por me besimin se ky dimër, me të gjitha mangësitë e tij, do të shënojë fillimin e fundit të saj.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

Stafi politik i Prishtinës merr nga dy paga në sektorin publik

4 Shkurt, 2023
Politika planetare shqiptare

Politika planetare shqiptare

4 Shkurt, 2023
Alarm në Ukrainë, 15 mijë ushtarë rusë zbarkojnë në Mariupol

Alarm në Ukrainë, 15 mijë ushtarë rusë zbarkojnë në Mariupol

4 Shkurt, 2023
S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

S’kanë mbaruar mundësitë për Gucatin e Haradinajn, Supremja e Speciales mund “ta ndërrojë lojën”

4 Shkurt, 2023
100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

100 ushtarë të KFOR-it vrapojnë mbi 10 km me ngarkesa, triumfojnë amerikanët

4 Shkurt, 2023

Tjera nga rubrika

Ukrainasit pretendojnë se brenda një dite rusët kanë humbur tetë tanke dhe 22 mjete tjera të blinduara

Ukrainasit pretendojnë se brenda një dite rusët kanë humbur tetë tanke dhe 22 mjete tjera të blinduara

15:32

Studentët e UP-së organizojnë marsh kundër Asociacionit

Studentët e UP-së organizojnë marsh kundër Asociacionit

20:00

Pse gjigantët ndërkombëtarë të teknologjisë po pushojnë nga puna mijëra punëtorë

Pse gjigantët ndërkombëtarë të teknologjisë po pushojnë nga puna mijëra punëtorë

10:29

COVID-19, Franca kërkon teste të detyrueshme për udhëtarët kinezë

COVID-19, Franca kërkon teste të detyrueshme për udhëtarët kinezë

21:22

Diplomati shqiptar: Mësimi i hidhur nga historia – Thaçi po dergjet në Hagë, përkundër kompromiseve të dhimbshme me këto shtete

Diplomati shqiptar: Mësimi i hidhur nga historia – Thaçi po dergjet në Hagë, përkundër kompromiseve të dhimbshme me këto shtete

11:12

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.