Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kërkuan nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borel, të paraqesë draft konceptin e parë ushtarak evropian të quajtur “Plani strategjike e BE-së”, thuhet në deklaratën e Këshillit të BE,transmeton Kosova Post
“Në përputhje me planin strategjik për periudhën 2019-2024, Këshilli i bën thirrje BE-së të ndjekë një politikë veprimi që është më strategjike dhe të rrisë potencialin për veprim të pavarur. BE duhet të promovojë interesat dhe vlerat e saj dhe të jetë në gjendje të përballet me kërcënimet globale dhe sfidat e sigurisë. Prandaj, Këshilli fton Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të paraqesë draftin e parë të ‘Planit Strategjik’ për diskutim në takimin e Këshillit në nëntor 2021, “thuhet në deklaratë.
Përveç kësaj, thuhet në deklaratë se ‘Këshilli bën thirrje për të punuar tutje në forcimin e kapaciteti të BE-së për të kryer misione dhe operacione, shqyrtimin e proceseve dhe marrjen e vendimeve efikase dhe me kohë”.
“Duhet të shtohet angazhimi për të inkurajuar vendet anëtare të përmirësojnë gjenerimin e forcës dhe të sigurojnë burime dhe staf të mjaftueshëm për misionet dhe operacionet,” thuhet në deklaratë.
Ministrat theksojnë se “një Bashkim Evropian i fortë në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, reflekton në rezultate të prekshme për bashkëpunimin transatlantik dhe global”.
“Këshilli riafirmon rolin kryesor të partneritetit ndërkombëtar me organizata shumëpalëshe, siç janë OKB dhe NATO”, thuhet në deklaratë.
Bashkimi Evropian tani ka filluar hartimin e konceptit të parë ushtarak të BE – “Plani Strategjik i BE-së”.
Duke paraqitur parimet themelore të këtij drafti, Borrell deklaroi se një nga aspektet themelore të këtij angazhimi është edhe rritja e autonomisë strategjike të BE-së.
Ai gjithashtu siguroi se BE nuk po përpiqet për sigurinë e saj pa mbështetje nga SHBA-ja, por se ajo synon krijimin e kushteve për kryerjen e misioneve të pavarura ushtarake të huaja pa pjesëmarrjen e NATO-s./Kosova Post/