Pas një serie incidentesh në avion, përfshirë sulmin e një pasagjereje që i theu dy dhëmbë një stjuardese dhe e la me plagë në fytyrë, sindikata përfaqësuesve të ndihmës së fluturimit të Southwest Airlines në SHBA i kërkoi kompanisë të marrë masa më të ashpra për mbrojtjen e punonjësve të saj nga ajo që e quan “një epidemi agresioni”.
Ai më i fundit ishte edhe më i rëndi, kur një pasagjere u arrestua për dëmtime të rënda pasi sulmoi një stjuardesë gjatë një fluturimi nga Sacramento drejt San Diegos, duke i shkaktuar dëmtime të medha në fytyrë dhe thyerjen e dy dhëmbëve.
Montgomery i kërkoi Southwest Airlines t’ia bëjë të qartë publikiut se sjellja e keqe apo e dhunshme ndëshkohet sipas ligjeve lokale e federale dhe mund të rezultojë në ndalimin e fluturimit të personit në fjalë me atë kompani./t.ch