Deputetja e Kuvendit të Republikes së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, natën e ndërrimit të motmoteve i është ekspozuar një rreziku nga një plumb, i cili fillimisht u konsiderua si “qorr”, transmeton Kosova Post.
Por, ndryshe po gjykon profesionisit i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, i cilli shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social për të komentuar këtë rast.
Duke iu referuar prametrave balistik, ai ngrehi dyshimin se ky mund të mos jetë ndonjë aksident, por shëtën e qëllimshme ndaj deputetes Krasniqi.
“Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°”.
“Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë në detaje këtë rast.
“Në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte. Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°. Është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë më ne detale këtë rast.Në tabelë janë parametrat balistike për predhën e fishekut 9×19 marrë nga libri i im “Pistoletat dhe revolverët” f.152”, ka shkruar Kajtazi.